07:03 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lajm i mirë për mjekët dhe infermierët, sa do të rriten pagat e tyre

08:59 | 09/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajm i mirë për mjekët dhe infermierët, sa do të rriten pagat e tyre

Për të gjithë mjekët dhe infermierët e vendit, qeveria ka premtuar një rritje të pagave të tyre edhe gjatë këtij viti.

Konfirmimi është bërë dje nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në takimin e zhvilluar me rastin e “8 Marsit”, me mjekët dhe infermierët e urgjencave mjekësore nga e gjithë Shqipëria.

Me buxhetin e këtij viti, rritja e pagave për mjekët dhe infermierët është parashikuar të jetë 5%.

Ministrja ka theksuar se mbështetja e qeverisë për stafin mjekësor do të jetë maksimale, ku krahas rritjes së pagave, do të vijojë puna edhe për përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha qendrat mjekësore dhe spitalet e vendit.

“Zemra ma donte të ishim të gjitha bashkë sot, të 12 mijë e 47 punonjëset gra të sistemit tonë shëndetësor për t’u përulur përballë punës tuaj. Ju meritoni më të mirën dhe me shumë përulësi ju them se mbështetja ime personale, por mbi të gjitha e qeverisë shqiptare nuk do të mungojë.

Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Gjithashtu ministrja tha se që nga viti 2019 do të plotësohen nevojat me mjekë specialistë në shumë spitale të vendit ku ka mungesa të theksuara të tyre.

“Një ditë më parë takova brezin e parë të specializantëve që pritet të diplomohen në vitin 2019, shumica prej tyre vajza dhe gra, që kanë vendosur të shërbejnë në spitalet ku ka nevojë për mjekë të specializuar. Disa prej tyre punojnë edhe në sektorin privat aktualisht, por kur i pyeta nëse do të duan të punojnë në spitalet rajonale në përfundim të specialiteteve, nuk kishin dyshime që do bënin këtë zgjedhje”, tha dje Manastirliu.

(E.K/FAXWEB)

 

 

Etiketa: ininfermieretmjeketrrogat
Pas

Kthesë në marrëdhëniet SHBA-Kore e Veriut, Trump pranon të takohet me Kim Jong-un, i pari në historinë e dy vendeve

Para

E rëndë në Kosovë/ Vriten dy vëllezër me armë zjarri, njëri pjesëtar i FSK-së

Para
E rëndë në Kosovë/ Vriten dy vëllezër me armë zjarri, njëri pjesëtar i FSK-së

E rëndë në Kosovë/ Vriten dy vëllezër me armë zjarri, njëri pjesëtar i FSK-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Parashikimi i motit 26 Qershor 2025

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.