Një persona është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një godine të shembur nga tërmeti i një dite më parë në zonën e Kënetës në Durrës.
Paraprakisht raportohet se trupi i pajetë është i Griselda Lalës 22-vjeçe, ndërsa e ndjera është një nga pesë anëtaret e familjes që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Gazetari Sokol Dema raportoi nga qyteti begdetar se në Durrës kanë nisur reshjet e shiut por ekipet e kërkim-shpëtimit nuk do ta ndërpresin punën.
Ai tha se ndryshe nga sa në rastet e tjera, personi i nxjerrë nga rrënojat nuk është zhvendosur në ambulancë çfarë la dyshime se shpresat se mund të jetë në jetë janë të pakta, ndërsa sapo ka raportuar sërisht se bëhet zyrtarisht me dije se Griselda nuk ka mundur tia dilte..
Sipas vëzhguesve dhe specialistëve të ndërtimit, kjo godinë ka marrë goditjen e parë në orën 4 të mengjesit. Për 8 orë me radhë, objekti me banorët brenda ka qendruar e anuar, e pjerrët, por e pashembur.
Brenda rrënojave dyshohet të jenë ende pjesëtarë të tjerë të familjes. Vila u shemb dhe ra përdhe në orën 12:00 dhe kjo u pa ‘live’ nga transmetimet e televizioneve. Në këtë moment, nuk kishte më çfarë të shpëtoje, sepse kishte vetëm gërmadha.
Kush janë anëtarë e familjes Lala:
Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.
Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.
Ramë Lala është shpëtuar pas 10 orësh nën rrënoja.
Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.
Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.
Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.
Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)