Gjatë paradites së sotme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë, ku më të dendura mbeten në Veriperëndim. Sipas Meteoalb mesdita dhe pasditja sjellin shtim të vranësirave duke përfshirë gradualisht të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por dhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C në zonat malore deri në 24°C mesdita në Jugperëndim.
Era do fryjë mesatare dhe herë pas-here e fortë me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 3 ballë.
Në të njëjtat kushte duket se do të jetë dhe nesër moti, ku pasditja do të ketë reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante të shtunën, në vlerat minimale, por do të ketë një ritje të lehtë do të ketë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 8°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.
Era do fryjë e lehte në tokë por mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke gjeneruar në det dallgëzim 2-3 ballë.
(E.K/FAXWEB.AL)