Në një lajmërim në faqen e vet zyrtare, Ministria e Arsimit dhe e Sportit sqaron pagat e mësuesve me që kanë përfunduar studimet në institutet pedagogjike përpara vitit 1990.
Ky lajmërim i MAS vjen pas reagimeve të përfaqësuesve të sindikatave për mësuesit e sistemit arsimor parauniversitar.
“MASR bën me dije se nuk do të ketë asnjë ulje të pagës për mësuesit që bëjnë pjesë në këtë kategori dhe që janë aktualisht në sistem.” – lajmëron Ministria.
Lajmërimi i Ministrisë, sqaron se kjo kategori mësuesish mbrohet nga një VKM e Prillit 2017 e cila qartëson se mësuesve që zotërojnë diplomë universitare ‘Bachelor’ ose të barasvlefshme me të, do të vazhdojnë të përfitojnë të njëjtën masë të pagës së grupit.
“Kjo kategori MASR siguron mësuesit se do të jetë krah tyre për të gjitha shqetësimet që ata kanë, por kërkon prej tyre që mos të manipulohen dhe keqpërdoren nga askush për fakte që janë të pakundërshtuara.” – shkruhet në faqen zyrtare të MAS
Bashkëngjitur është Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për të punonjësve mësimorë në arsimin parauniversitar”.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post