Mëngjesin e nesërm me datë 09.03.2020 qeveria shqiptare do të mblidhet për herë të parë në lidhje me pandeminë e koronavirusit.
Burime bëjnë me dije se mbledhja e qeverisë do të fillojë në orën 09:00 të mëngjesit dhe temë kryesore e saj do të jenë masat e shtuara ndaj koronavirusit.
Ky vendim vjen në një kohë kur vendet fqinj si Italia dhe Greqia po përballen me marrjen e masave ekstreme pasi në vendet përkatëse numri i të infektuarve dhe viktimave po rritet në shifra të frikshme, e veçanërisht në Itali ku janë regjistruar deri më tani të paktën 233 viktima.
Gjatë pasditës së sotme, edhe Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për marrjen e masave shtesë për parandalimin e përhapjes së pandemisë, e sidomos për menaxhimin e situatës në rast të përhapjes saj në vendin tonë.
Meta tha se duhen shumëfishuar fondet për pajisjen e qendrave të pritjes dhe stafit mjekësor me pajisjet e duhura që shmangin rrezikshmërinë për marrjen e virusit nga paciantët potencial me këtë virozë.
“Apeloj vënien në dispozicion të financimit të plotë, shumë më të madh se ai i deritanishëm, për përballimin e situatës si dhe sigurimin e mbrojtjes së plotë dhe efikase të të gjithë personelit mjeksor të mobilizuar për përballimin e situates”, shkruan ndër të tjera Kreu i Shtetit duke radhitur një sërë masash që sugjeron (lexo lajmin).
(F.GJ/FAXWEB.AL)