02:46 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lajmëroi policinë nga burgu se i kanë vendosur bombë makinës së gjyqtarit, identifikohet autori

19:36 | 15/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Alarmi për bombë në makinë, flet gjyqtari: U shkaktua nga grushti kriminel i atdheut tim

Është identifikuar autori që telefonoi policinë nga burgu i Drenovës, duke e njoftuar se në makinën e gjyqtarit Marklen Kuqo të Gjykatës së Korçë, është vendosur lëndë eksplozive.

Personi është Neim Behari dhe vuan dënimin për vrasje në burgun Drenovës. Behari vuan denimin per vrasjen e nje taksisti ne vitin 2005.  Nderkohe ne 2016 ai ka kercenuar nga burgu i Fushe Krujes per akte teroriste ne kryeqytet.

“Identifikohet dhe procedohet, autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit:

N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”)”, ka njoftuar policia e Korçes.

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Në një reagim për Fax News, gjyqtari Kuqo nuk shprehet i shqetësuar në lidhje me alarmin për bombë në makinën e tij.

“Nga grushti kriminel i atdheut tim. Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i qetë, nuk kam asnjë problem. Nuk kam nevojë për mbrojtje, mbrojtjen e dua nga gazetarët”, ka thënë gjyqtari në një prononcim për mediat.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Etiketa: Marklen Kuqoneim behari
Pas

E bija e Trump bën gabimin e madh, ja gafa e Ivankës që nuk u shpëtoi ndjekësve

Para

Sherr masiv në burgun e Rrogozhinës, një i plagosur në gjendje të rëndë

Para
Sherr masiv në burgun e Rrogozhinës, një i plagosur në gjendje të rëndë

Sherr masiv në burgun e Rrogozhinës, një i plagosur në gjendje të rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.