19:15 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Lajmësi nuk preket, me Klodianën”, kolegët solidarizohen: Dëshmi e frikshme e agrisivitetit të mafias!

14:18 | 30/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Flet pas sulmit Klodiana Lala: Tentativë e pastër për të më frikësuar, shkak detyra ime si reportere

Breshëria e plumbave në drejtim të gazetares Klodiana Lala ka nxitur jo pak reagim mes kolegëve, të cilët dënojnë me forcë këtë akt të rëndë, që vërteton pasigurinë e shqiptarëve përballë krimit.

Të gjithë janë të të njëjtit mendim, lajmësi, që në këtë rast është gazetarja nuk preket as në Kanun, dhe jo më në historinë moderne në të cilën ne sot jetojmë.

Kel Demi:

U është shtrënguar laku. Në ikje përherë inatin duan ta nxjerrin te gazetarët. Me Kanun lajmësi nuk preket. Por, këta nuk njohin as ligjin e traditës, as të riun.

Njohin vetëm ligjin e mafies, ligjin e të “fortit”, sepse janë fryksa. Kanë bërë kaq dëme, sa e kanë lepurin në bark. Fryksa si i pari i tyre! Të gjithë duhet të jemi me Klodin. Sot, e kishte radhën ajo, nesër ne të tjerët.

Desada Metaj:

Sulmi me armë ndaj shtëpisë së prindërve të Klodiana Lalas ndodh jo se nuk shtet… se shteti ka kohë që ka falimentuar përballë krimit…. tregon që nuk ka më as frikë për të sulmuar ata pak gazetarë që thonë të vërteta, që nuk janë pjesë e klaneve apo pazareve të bandave, që nuk bëjne pushime dhe shpenzime përtej të ardhurave që kanë…. tregon që bandat kanë pushtetin dhe qeveritarët kanë rivalitet të fortë me bandat për akses tek kryeministri!

Ervin Goci:

Nuk di si jane rrethanat, po nese eshte sulmuar shtepia nje gazetareje per shkak te detyres, jemi perballe nje situate ku rendi dhe siguria kane rene, dhe gazetaret t’i konsiderojme se punojne ne Siri. Solidaritet me gazetaren, njerezor dhe profesional, uroj qe te kete nje reagim te shpejte nga institucionet, perndryshe, kur preket gazetari, vendi eshte zhytur ne spiralen e terrorit.

Erion Kristo:

Shpreh solidaritetin tim dhe mirenjohjen time ndaj gazetares Klodiana Lala. Klodi jemi me ty! Poshte krimi! Nuk na trembni dot kellira!

Basir Çollaku:

Plumba mbi banesen e gazetares Klodi Lala, ku gjendeshin dhe femijet e saj, jane deshmi e frikshme e agresivitetit te Mafias. Te mbeshtesim kolegen Lala. Sigurisht nuk do qellojne politikane, gjyqtare, prokurore e police. Sepse aty kane shoqerine e biznesin bashke.

Altin Goxhaj:

Shtëpia e gazetares së njohur për denoncimin e krimit në pushtet, Klodiana Lala u sulmua me breshëri kallashi! Policia po hesht!

Mesila Doda:

“Bella mafia” godet median…

Klodi eshte nga profesionistet e rralla, me integritet e perkushtim ne profesionin e saj. Nese autoret nuk identifikohen dhe denohen, ka nevoje per reagim kolektiv ne mbeshtetje te saj dhe te profesionisteve qe nuk i sherbejne bandave.

Dritan Laçi:

Sot ne oret e para te mengjesit banesa e nje kolegeje tone te kronikes eshte goditur nga nje bresheri me plumba. Duke I shprehur mbeshtetjen si koleg gazetares Klodiana Lala I bej thirrje kryeministrit te vendit ti mbledhe korbat sa me shpejt…

Koha kur ne kete vend mbyllej goja me plumba ka marre fund… Kryeministri Edi Rama te reagoje menjehere per kete ngjarje dhe te gjeje autoret…. Ndryshe gishti i fajesise do te bjere mbi te ashtu sikurse nuk foli kur gazetarja u fye dhe u kercenua diten per diell nga militantet e ish ministrit te tij te Hashashit qe sot e kercenon nga Maja e Instagramit me kod mafioze….

Klodiana Lala jemi me ty ne keto momente

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Salianji flet me emra: Dajë dhe nip janë rrëmbyer nga bandat në Shkodër, policia fsheh ngjarjen

Para

Breshëria e plumbave në banesën e Klodiana Lalës, Edi Rama thyen heshtjen: E mbështes në këtë moment kritik!

Para
Denoncimi/ 600 punëtorë hidhen në rrugë, falimenton kompania që inauguroi Rama

Breshëria e plumbave në banesën e Klodiana Lalës, Edi Rama thyen heshtjen: E mbështes në këtë moment kritik!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu pranon propozimin e SHBA për armëpushim në Gaza, Hamasi e shqyrton

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Skandal në Argjentinë! Anulohet gjyqi për vdekjen e Diego Maradonës, gjyqtarja jep dorëheqjen nga çështja pasi shfaqet në një serial

Video/Aksident në Fier, përplasen katër automjete në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar

Valë e re dhune në Meksikë, gjenden 17 trupa të pajetë në një shtëpi të braktisur

Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re!

“Donte të bëhej një oficere policie”/ Vrasja brutale e 14-vjeçares italiane nga i dashuri i saj, flasin mësuesit dhe shokët e Martinës: Ai nuk e linte të…

Turi i Macron në Azinë Juglindore! Presidenti francez mbërrin në Singapor, ja çfarë pritet të diskutojë

“Kanë lidhje me Partinë Komuniste!” Departamenti i Shtetit heq vizat për studentët kinezë

Harvard, Trump fillon heqjen e vizave për studentët e huaj. Afat 30-ditor universitetit për t’u kundërpërgjigjur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.