Lajmet në Televizionin Publik shqiptar – nëse rastis t’i shihni – janë dëshmia më e prekshme se përrallat për “shtetbërje” të Rilindjes, janë me tërë mend, thjesht përralla. Nga të gjitha poret e tyre fryn një duhmë e pistë primitivizmi.
Njëanshmëri të cilën as që marrin mundimin ta fshehin. Edhe kur bëjnë “përpjekje” për t’u dukur si politikisht gjithëpërfshirës, përfundojnë në gatimin e një ironie dylekëshe.
Ja për shembull, menuja e sotme:
lajmi i parë – Rama (terma heroikë).
Lajmi i dytë – Rama (terma humanizues të liderit qiellor).
Lajmi i tretë – Meta (terma neutralo-indiferentë).
Lajmi i katërt – aleatët perëndimorë të Ramës (gjuhë e tipit: “faktet flasin vetë”).
Lajmi i pestë – opozita (shkurt, shpërdorim i qëllimshëm i kohës me terma parazitarë dhe distancues si “sipas saj”, “sipas tyre”, “pretendon se”, etj etj).
Lajmi i gjashtë – ekonomi
(po citoj një fjali se ishte e lezetshme: qeveria ka premtuar heqjen e akcizës për të ndihmuar biznesin, por jemi në mandatin e parë dhe nuk është paraqitur ende mundësia). Etj etj etj…
E gjithë kjo mynxyrë, e paguar me paratë tona, me një buxhet thuajse sa të një qyteti të madh, si Durrësi apo Korça.
Urime, integrime!