Një shtetas kosovar me inicialet S. O., i moshës 80-vjeçare është mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës teksa ishte duke u larë në det.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të pasdites së sotme, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plota të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.