Ambasada Shqiptare në Athinë, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur në Greqi. Bëhet me dije se nga verfikimet e bëra prej ambasadës,ka rezultuar se një shtetas shqiptar, i minoritetit grek, nodohet në gjendje të rëndë, në spitalin e Evangelismos.
Gjithashtu ambasada ka njoftuar se janë duke ndjekur situatën dhe po komunikojnë me çdo qytetar shqiptar.
Njoftimi i plotë:
“Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se në vijim të verifikimeve në terren rezulton se një shtetas shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos. Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke.
Ripërsërisim se për çdo informacion ose nevojë për ndihmë mund të na kontaktoni në 24orë në nr. +306941658183.”
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post