Një shtetas 29-vjeçar ka mbetur i vdekur sot në mbrëmje në Vlorë, në lagjen Pavarësia teksa është qëlluar për vdekje me disa breshëri plumbash brenda në makinën e tij. Sipas burimeve policore, viktima quhet Vasil Dervishaj dhe është i njohur në qytetin bregdetar pasi ka në pronësi disa biznese (bar-kafe). Sipas burimeve policore ai është qëlluar nga disa persona nga një mjet në ecje ndërsa viktima gjithashtu po lëvizte me mjetin e tij tip ford. Blutë kanë ngritur disa pika kontrolli për krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve. Janë ende të paqarta motivet e këtij ekzekutimi (vijon)…