Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është marrë si i pandehur nga Prokuroria e Tiranës lidhur me çështjen e njohur si “Babale” e cila ka të bëjë me audio-përgjimet ku përfshihej edhe vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ish-deputeti akuzohet nga Prokuroria për “kallëzim të rremë” dhe pritet të paraqitet në gjykatë për tu njohur me akuzën ditën e premte në orën 09:00.
Kujtojmë se kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballaka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prova të tjera lidhur me padinë më të fundit që ka ngritur ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, deputetit demokrat Ervin Salianji dhe ish-kreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha (Lexo këtu).
Padia e Ballës ka të bëjë me akuzën për “Shpifje” dhe “kallëzim të rremë”, ndaj personave të përmendur më sipër.
Çështja Babale nisi muaj më parë përmes një audio- përgjimi të bërë publik nga ana e PD-së. Në të Babalja pretendonte se kishte folur me vëllanë e ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për trafiqe droge.
Akuza u hodh poshtë nga vetë Geron Xhafaj, i cili më pas shkoi në Itali për të vuajtur dënimin e bërë publik po nga PD, një dënim për trafik droge i dhënë në fillim të viteve 2000 në Itali, për të cilin vëllai i ish Ministrit s’kishte bërë asnjë ditë burg.
(F.GJ/FAXWEB.AL)