Ish-kreu i SHISH në Berat, Artan Dauti, është sulmuar pranë banesës së tij në Berat duke u goditur nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur ndodhur rreth orës 18:30. Nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e këtij sulmi.
48-vjeçari, Artan Dauti,është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ai kishte tre ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia ku jeton me familjen e tij.
Dyshohet se kanë qenë dy persona ata që e kanë goditur, sapo ka zbritur nga makina.
Dauti ka shërbyer si shef i SHIKU-t në Berat nga vitet 1993-1996.
Discussion about this post