Në një shkollë private këtë të mërkurë disa studentë shfaqën probleme serioze të shëndetit shkak i rrjedhjes së gazit pranë këtij ambienti. Menjëherë në vend ngjarje arritën ambulancat dhe forcat policisë të cilët bënë të mundur transportin e nxënësve pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Nga autoritete e QSUT-së theksohet se në ambientet e spitalit janë paraqitur 3 nxënës të intosikuar midis moshës 12-14 vjeç.
Pas konstatimit të mjekut toksikolog autoritete theksojnë se nxënësit janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të si dhimbje koke, të përziera dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nga forcat e policisë sot u raportua se në QSUT janë dërguar 6 nxënës të cilët kanë shfaqur probleme serioze të shëndetit pas helmimit nga gazi në gjimnazin jo-publik në “Don Bosko”.
Njoftimi i plotë:
Lidhur me gjendjen shëndetësore të nxënësve të intosikuar në një shkollë dhe që janë paraqitur ne QSUT:
Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.
Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.
Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.
Informacion i policisë :
Në lidhje me parapraken e dhënë në lidhje me rrjedhjen e gazit në ambientet e jashtme të shkollës Jo-Publike, në rrugën “Don Bosko”, ju informojmë se në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore edhe 2 nxenës të tjerë. Gjithsej 6 nxënës të dërguar në spital, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Discussion about this post