Klodian Allajbeu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime pranë institucionit konfirmojnë praninë e tij, por pa dhënë detaje mbi arsyet e thirrjes.
Nuk dihet ende nëse Allajbeu është thirrur në cilësinë e dëshmitarit apo të personit nën hetim. Ndërkohë, SPAK nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë zhvillim.