Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e djeshme tre shqiptarë dhe një italian si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar “Kompania Bello”, i cili u shpërbë gjatë operacionit “Los Blancos”.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tre shqiptarët, përkatësisht të moshave 32 deri në 47-vjeç u arrestuan gjatë një operacioni antidrogë në Emilia Romagna. Gjatë kontrollit, atyre iu sekuestruan 15 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Nga hetimet u zbulua se grupi e merrte kokainën nga Holanda kurse marijuanën nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Për rastin në fjalë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në kërkim .
Karteli “Kompania Bello” u shpërbë pas një hetimi 5-vjeçar nisur më 2015, pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari që u arrestua në Dubai ndërsa mbante emrin e rremë Denis Matoshi.
(R.G/Faxweb.al)