Everest Çaka i cili mbeti i vdekur këtë të martë në qytetin e Elbasanit, mësohet se njihet dhe me emrin Ibrahim Çaka.
Viktima mesohet se është djali i tezes së Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.
Ndërkohë disa vite më parë, Everest Çaka ka humbur vëllain e tij i cili u ekzekutua në Barcelonë me armë zjarri.
Bëhet me dije se Arjan Spahiu është vëllai i kunatit të Indrit e Erjon Alibeajt. Ky i fundit është i arrestuar si organizator i vrasjes së Renis Rugaj dhe Emiljano Ramadani.
Ndërsa Indrit Alibeaj mbeti i vdekur në Dhjetor të 2018 në një atentat në rrethrrotullimin e Bardasheshit. Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe xhaxhai i tij Arbër Dylgjeri dhe një shtetas turk.
Kujtojmë se ngjarja e sotme ndodhi në lagjen Skënderbej në Elbasan, ku autorët ende të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri ndaj makinës së çiftit Çakaj.
Mësohet se ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 41 vjeçari.
(R.G/Faxweb.al)