Tre shtetas kanë përfunduar në spital të plagosur pasi dyshohet se kanë marrë dëmtime të shkaktuara nga një armë zjarri. Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35. Një 36 vjeçare një shtetas 36 vjeç dhe një tjetër 34 vjeç janë paraqitur në spital të plagosur.
Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës. Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm. 34-vjeçari dhe 36-vjeçari pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja 36 vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e 32-vjeçarit