Gazetarja e Faxnews Eksiola Shehu raporton se Drilon Lamaj 27 vjeç një nga të plagosurit ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin e Traumës,
Tiranë për shkak të plagëve të marra. Ndërkohë mësohet se i plagosuri tjetër Dashamir Jahja, 22 vjeç është në gjendje kritike për jetën.
Korrespondenti i Fax News, Martin Marku ka raportuar se 2 të plagosurit rëndë kanë qenë së bashku me 4 persona të tjerë ndërsa po gërmonin për skrap në zonën e ish-Uzinës Metalurgjike në Laç.
Të plagosurit kanë qëndruar për 15 minuta nën rrënoja derisa është bërë e mundur ndërhyrja për t’i nxjerrë dhe nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.