Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ndryshimet kushtetuese që priten të ndërmerren nga mazhoranca në bashkëpunim me disa deputetë të opozitës parlamentare. Rama shprehet se është i gatshëm t’i diskutojë në Këshillin Politik këto ndryshime madje fton dhe kreun e shtetit Meta të jetë pjesmarrës në diskutime.
Rama në Twitter: PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!
PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!