Një super aksion antidrogë është zhvilluar në Spanjë në qytetin e Malagas.
Në pranga të policisë kanë rënë 4 shqiptarë.
Shqiptarët janë kapur me mbi 86 kilogramë kokainë. Kokaina ishte e fshehur në 3 valixhe të futura në një fuoristradë.
4 shqiptarët i përkasin moshave 24, 25, 27 dhe 38 vjeç. Çifti shqiptar u pikas pasi tentoi të shmangte policinë.
Gjatë arrestimit të ndaluarve iu janë gjetur dhe 5 mijë e 900 euro.
(F.G/Faxweb.al)