Gjykata e Kurbinit ka lënë nën masë e sigurisë “Arrest në shtëpi me mbikëqyrjen policore” për Lindita Leçajn ish-kreu i Shërbimit të Provës.
Seanca gjyqësore është zhvilluar në ambientet e spitalit rajonal të Lezhës, pasi Lelçaj ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spiral menjëherë pas arrestimit. Sipas burimeve prokurorja Arjola Preçi ka kërkuar që drejtuesja e Shërbimit të Provës të qëndroj në burg, por referuar gjendjes së saj shëndetësore, gjyqtari Aurel Arapi vendosi një masë më të butë ndaj saj. Avokati Edmond Buna u shpreh se klientja e tij ka një sërë problemesh shëndetësore dhe nuk është shprehur ende për akuzat e ngritura ndaj saj dhe për këtë arsye kishte kërkuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Ditën të martën e 15 dhjetorit në qytetin e Kurbinit u arrestua nën akuzën për korrupsion Drejtoresha e Shërbimit të Provës, Lindita Lelçaj. Operacioni u krye nga seksioni i Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.
Mbi ish-zyrtaren e lartë rëndon akuza e shpërdorimi të detyrës pasi dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit. Hetimet janë udhëhequr nga prokuroria e Kurbinit dhe janë në vazhdim e sipër pasi dyshohet se janë të përfshirë edhe persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dje.
Mësohet se dosja pritet t’i kalojë SPAK-ut si rast hetimi i një funksionari të lartë shtetëror.
Organi i akuzës mësohet se ka administruar të gjithë dokumentacionin e zyrës së Shërbimit të Provës në Kurbin për të zbardhur të gjithë shkeljet që mund të ketë kryer shefja e këtij institucioni në bashkëpunim edhe më persona të tjerë.
Lindita Lelçaj kishte disa kohë që mbante postin e drejtores të Zyrës së Shërbimit të Provës në Kurbin, ndërsa më herët ka punuar edhe në organet e drejtësisë në Lezhë. Ndërkohë, pas ndalimit nga Policia për korrupsion, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mësohet se ka firmosur menjëherë pezullimin nga detyra të drejtueses së Zyrës së Shërbimit të Provës në Kurbin, Lindita Lelçaj.
(E.G/Faxweb.al)
Discussion about this post