Xhisiela Maloku, është bërë kryefjalë mediatike prej disa ditësh, e cila u dhunua nga Rexhep Rrahja, djali i deputetit Rrahman Rrahja.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Open”, 25-vjeçarja ka treguar pak nga historia e saj me Rexhep Rrahjan, ndërsa tregoi se historia e tyre ka nisur në gjimnaz, ndërsa tha se ndarja është kërkuar nga Rexhep Rrahja.
Ndërsa u ndal tek akuzat për përdhunim dhe dhunim, Maloku u shpreh:
“Jam takuar me Rexhep Rrahjan, por nuk më ka dhunuar.
Filloi konflikti jashtë, dhe më pas kemi hyrë në hotel. Ndodhën zënka, por vetëm një shuplakë”, ajo tha se dëshmia e saj në Polici është i rremë.
Ajo u shpreh se shenjat në trup i ka si pasojë e një aksidenti të bërë në Patos, ndërsa të djegurat me cigare ia ka bërë vetes.
Më tej 25-vjeçarja u shpreh se mer parasyshë pasojat nga dëshmia e rreme, që sipas saj janë bërë për shkak të xhelozisë.
(B.B/ Faxweb.al)