Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Arbër Papleka ka deklaruar para policisë së ka qëlluar për vetëmbrojtje.
Gazetari i kronikës, Elvis Myrta ka bërë me dije se Arbër Papleka ka qëlluar drejt viktimës, Pjerin Xhuvanit pasi ata e kanë kërcënuar dhe i kanë qëlluar të parët me armë zjarri.
“Po blinin vota dhe para dhe ne evidentuam se brenda automjetit kishte karta identiteti dhe para. Pas kësaj telefonuam policinë dhe po i mbanim të bllokuar derisa të vinte policia. Në këtë moment ata na kërcënuan dhe nxorën armën duke qëlluar dhe unë kam qëlluar për vetëmbrojtje”, mësohet të jetë shprehur Paplekaj para policisë.
(R.G/Faxweb.al)