Ndërkohë që edhe dy ditë na ndajnë nga supersfida Inter-Barcelona, kjo e fundit ka dhënë një lajm të keq për italianët.
Barcelona ka publikuar listën me 22 lojtarë që trajneri Ernesto Valverde do të marrë me vete në Milano për ndeshjen e kthimit kundër Inter për Champions League, ku mes lojtarëve është edhe Lionnel Messi, i cili u dëmtua në ndreshjen ndaj Sevillas.
Argjentinasi është përfshirë në këtë listë, madje në përshkrim klubi blaugrana ka shkruar: “Lista e të grumbulluarve për Inter-Barça. Leo Messi udhëton në Milano pa mbrojtëse te krahu”, duke paralajmëruar kështu Interin.
Ndonëse emri i tij në listë është me një yll, që nënkupton se argjentinasi është në dyshim por nëse Valverde e sheh të nevojshme ai mund të luajë në këtë sfidë edhe pse mund ta nisë nga stoli.
Sidoqoftë Messi do jetë në Milano, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë në fushë, stol apo tribuna gjë e cila do të merret vesh kur të publikohen formacionet zyrtare.
❗ La llista de convocats per a l’#InterBarça
? Leo #Messi viatja a Milà sense l’alta mèdica?? #ForçaBarça pic.twitter.com/c6nG2wKdMt
— FC Barcelona (@FCBarcelona_cat) November 4, 2018
(B.B/ Faxweb.al)