Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është në pritje të fëmijës së saj të parë. Pavarësisht periudhës intensive që i duhet të kalojë në punë, padyshim ky është një nga momentet më të ëmbla në jetën e Inës.
Dhe ditët e fundit ajo është parë mjaft aktive, gjatë protestës së PD-së, si dhe me denoncimet e saj në rrjetet sociale për keqqeverisjen që i bëhet vendit, dhe veçanërisht Bashkisë së Tiranës. Nuk dihet ende gjinia e bebit, por me siguri të dy prindërit e rinj po e presin me mjaft emocione.
Krahas punës së saj prej 4 vitesh në PD si zëdhënëse, Zhupa është dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës.