22:28 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lajmi i mirë nga Banka Botërore: Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, jo 60

09:21 | 12/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lajmi i mirë nga Banka Botërore: Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, jo 60

Banka Botërore konstatonte në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit”, se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 60 vjet për të kapur mesataren e Bashkimit Europian. Por, për Shqipërinë ka një lajm të mirë, nuk do të duhet të presim kaq shumë. Ekaterina Vostroknutova, krye ekonomiste në Bankën Botërore për Europën Lindore dhe Azinë Qendrore tha gjatë prezantimit të raportit në Tiranë, se 60 vjet është mesatarja e gjithë Ballkanit, ndërsa Shqipërisë do t’i duhen 35 vjet të arrijë mesataren e BE-së, nëse do të vazhdojë me ritmet aktuale të rritjes ekonomike.

Nëse vendi do të rritet mbi 5%, atëhere do të duhen 25 vjet, tha ajo. Ballkanin e ngadalëson Serbia, që për një dekadë ka pasur rritje zero.

Vostroknutova pohoi se rritja deri tani në Shqipëri ka qenë e orientuar nga konsumi. Por, në të ardhmen duhet të jenë investimet ato që duhet të nxisin investimet, rekomandoi ajo.

Që nga viti 1990, vendi ka shënuar ritmet më të shpejta të rritjes në raport me vetveten dhe standardet e jetesës janë trefishuar, tha ajo duke komentuar gjetjet e raportit. Por sërish, deri tani, Shqipëria ka pasur ecuri më të dobët se rajoni në procesin e konvergjencës (konvergjenca nënkupton që Shqipëria të rritet me ritme më të shpejta sesa mesatarja e BE-së, në mënyrë që gradualisht të arrihen të ardhurat për frymë të mesatares së BE-së).

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30% e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012 dhe më të ulëtat në rajon. Të ardhurat e Maqedonisë në vitin 2016 ishin sa 38% e mesatares së BE-së, nga 34% në 2012-n.

Përmirësime me 3 pikë përqindje bëri edhe Bosnja dhe Mali i Zi, duke arritur në përkatësisht 31% dhe 42%. Vetëm Serbia ka shënuar ulje me një pikë përqindje, në 36%.

Banka Botërore, në raportin e fundit thekson se procesi i koncergjencës mund të arrihet përmes reformave gjithëpërfshirëse. Sfidat themelore janë të modifikohet roli i qeverisë në ekonomi, të nxitet potenciali i ndërmarrjes private, të përdoret më mirë puna dhe kapitali njerëzor, dhe të bëhet integrim më i thellë në BE dhe ekonominë globale, të gjitha këto, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik.

Në tërësi, qëllimi është që të ribalancohet rritja nga konsumi tek investimet, nga kërkesa private tek ajo ndërkombëtare dhe nga publiku te privati. Banka thekson se konvergjenca drejt të ardhurave më të larta ngadalësohet nga reformat e papërfunduara strukturore./monitor

Pas

127 policët pjesë e trafikut të drogës, SHISH zbulon qarqet më problematike

Para

Ardit Gjebrea nxjerr sekretin e të birit, si e quan babain e të dashurës së Jonit

Para
Ardit Gjebrea nxjerr sekretin e të birit, si e quan babain e të dashurës së Jonit

Ardit Gjebrea nxjerr sekretin e të birit, si e quan babain e të dashurës së Jonit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.