Në rrjetet sociale ka nisur një sfidë e re. Nismëtare e kësaj sfide e cila mund të cilësohet shumë mirë ‘’e çmendur’’ është aktorja Lindsay Lohan.
Themi se është një sfidë e çmendur pasi ata që do të bëhen pjesë e kësaj sfide duhet të postojnë një foto të tyren nudo në rrjetet sociale.
Kësaj nisme i është bashkuar këngëtari britanik Liam Payne. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqet lakuriq i ulur në një karrige.
Ndërsa aktorja Lindsay Lohan, e cila edhe e nisi këtë sfidë ka pozuar nudo para pasqyrës.
Tashmë pritet që edhe figura të tjera t’i bashkohen kësaj sfide, por kjo mbetet për t’u parë.