Pak ditë më parë etiketa e një çokokremi përmbante fjalët ”Vaj Përdhunimi”, por lajthitjet në etiketat këshilluese në Shqipëri nuk kanë të sosur.
”10 gr. drogë hidhet në një enë…” shkruhet në etiketën e një medikamenti bimor ”Bishta Qershie”.
Këto janë fotot flagrante që të përkthyera gabim duken kaq qesharake.
”Përgatitja: 10 gr.drogë hidhet në një enë ku shtohen 300 gr. ujë dhe zihet për 3-4 minuta, merren 2-3 doza të tilla në ditë”, shkruhet plotësisht në etiketën që ju shihni.
”Drug”, në gjuhën angleze do të thotë drogë por edhe ilaç (ose medikament) dhe në këtë rast fjala është për mjekimin bimor. Por me sa duhet përkthyesi i ka rënë shkurt, duke vënë në sqarim fjalën ”drogë”, substanca që ndalohet me ligj në Shqipëri.