Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmon planet e tij më Ajolën për t’u bërë së shpejti baba.
Në emisionin “Rudina” në televizionin Klan, lidhur me këtë Veliaj është shprehur: “Akoma nuk kemi gjë për momentin, por bashkë me Ajolën kemi menduar se gjithmonë do të kemi punë, gjithmonë do të kemi impenjime dhe ramë dakord me një parim: “Kush bën 99 punë, bën edhe 100…”
Kryebashkiaku gjithashtu shtoi se 2017-a do të jetë viti kur ne do të marrim një përgjigje më të saktë, gjë që na shtyn të mendojmë se ndoshta është pikërisht ky viti i përzgjedhur prej çiftit për “t’i vënë këtij plani pikat mbi i ”.
Ndoshta duke u marrë aq shumë me fëmijët në punën e tij të përditshme, për t’u siguruar atyre kopshte edhe çerdhe, kryebashkiakut i ka hyrë dëshira për t’u bërë edhe ai me një fëmijë të tijin.
“Duke u marrë kaq shumë me fëmijët, kopshtet, ҫerdhet, gjithandej më thonë “lali Eri, lali Eri”, kam kuptuar një gjë: unë fëmijët i kam antistres… Një herë në javë ne kemi edhe vizita në bashki, një klasë, një grup kopështi vijnë për të na vizituar … Nga ata kam kuptuar se fëmijët janë avokatët më të mirë dhe e dini pse? Nuk bëjnë hile, nuk kanë axhendë…”- është shprehur kryebashkiaku.
Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kanë më shumë se 10 vite sëbashku si dhe dy vite të martuar, kështu që s’kanë çfarë presin më.