Para pak ditësh deputeti i PS-së adresoi kritika të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me lejet e ndërtimit që jepen në Tiranë.
Braçe pyeste Veliajn se ku mund të jetojmë pa frikë në Tiranë, pa mbyllur penxheret që të mos na shohin e mos na dëgjojmë kur jetojmë, ndërsa shprehte irritimin e tij për një leje të dhënë për një pallat 12-katësh afër shtëpisë së tij që sipas Braçes do e bënte shtëpinë e tij të pajetueshme.
I pyetur në lidhje me kritikat e Braçes, deputeti socialist Evin Bushati u shpreh në ‘Fax News’ se është një shqetësim i drejtë i deputetit socialist Braçe dhe beson se Bashkai Tiranë do I kthejë përgjigje, por Bushati tha se nuk është një profesionist apo përfaqësues i bashkisë për të dhënë një përgjgije për këtë pasi do duhet të flasin instancat.
“Kjo është një çështje që duhet parë nga instancat shtetërore dhe ato lokale, nuk kam hyrë as ta lexoj dhe nuk mund të jap një përgjigje, por bashkia do japë përgjgijen e saj, ka një shqetësim të drejtë që e ka ngritur një deputet që gjithmonë ngre probleme të shoqërisë dhe Shqipërisë, bashkia kam përshtypjen do ketë përgjigjen e saj, por unë nuk jam përfaqësues I bashkisë për të dhënë një përgjigje”,tha Bushati.
(B.H.Faxweb)