Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është i njohur për marrëdhëniet e tij me mediat.
Disave iu ka rënë rasti që të marrin edhe dhurata nga Veliaj, të tjerë udhëtime, e të tjerë gazetarë janë përfolur se kanë marrë telefona nga kryebashkiaku.
Kësaj here nuk bëhet fjalë për mediat pranë qeverisë, por për ato ngjitur me opozitën…
Portali i njohur opozitar Syri.net, ka zhvilluar një lojë kalçeto me stafin e Bashkisë së Tiranës. Në pamjet e shpërndara nga portali, përveç stafeve nuk kanë munguar dhe dy drejtuesit, Çim Peka dhe Erion Veliaj.
Rezultati ka qenë “befasues”. Lojën e ka fituar Syri.net.
Triumfi i portalit është pasqyruar përgjatë 24 orëve të fundit nga Çim Peka në profilin e tij në Facebook.
Portali ka fituar me rezultatin 9:5.
Duke njohur karrierën dhe katapultimin e Veliajt në politikë, presim të shohim, çfarë ka fituar Lali në këtë lojë.
A do ketë ndryshim në qëndrimin editorial të medias më pranë opozitës, apo bëhet fjalë thjesht për një lojë sporti për të treguar sa mirë Veliaj e mban me median?
Koha ka treguar se Lali Eri të lë lojën por të merr fushën…
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post