Gjykata e Posaccme e Apelit Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar hedhur shortin për trupën që do të shqyrtojë cështjen ndaj ish kryperpkurorit Adriatik Llalla. Shorti i hedhur më datë 21 qershor ka pëecaktuar që relatore e kesaj ccështjeje të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara. Mësohet se aktualisht ccështja është në momentin procedural të caktimit të datë s dhe orës së gjykimit nga gjyqtarja relatore.
Ish kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaccme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i
Llalla u mor i pandehur nga SPAK pas një hetimi të nisur për të që prej vitit 2018 nga prokuroria e Durrësit e më pas ish prokuroria e krimeve të rënda. Ish kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO lidhur me 3 episode, fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.
Sipas arsyetimit të vendimit të dhënë nga gjyqtarja Daniela Shirka, Llalla ka blerë siperfaqe toke me vlerë më të ulët se ajo e tregut dhe më pas duke i rivlersuar ka rritur disa herë ccmimin e tyre për këtë arsye GJKKO vendosi konfiskimin dhe kalimin ne favor të shtetit të 3 sipërfaqe tokë me rreth 20000 metra katror dhe një apartamentj 67 metra katror në Durrës për të cilat nuk justifikohen burime të ligjshme.