Afrim Qëndro i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të Ahmetajt se do largohet nga Bashkia e Vlorës.
Afrim Qendro do vendoset në Elbasan bashkë me Gjiknurin, i cili e vendosi ne postin e nenkryetarit, moment ky i cili dyshohet se ka qene nisja e krisjes se marredhenieve mes socialisteve te Vlores.
Burime nga brenda mbledhjes së zhvilluar sot në Vlorë ku Gjiknuri prezantoi zëvendësuesin e tij bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është komunikuar largimi i Qëndros, teksa ka thënë se nesër do jap dorëheqjen.
Në mbledhje gjithashtu u është lënë porosi strukturave të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj Dritan Lelit.
(E.H/Faxweb.al)