Skuadra gjermane e Bajernit në merkaton e verës do të futet në merkato për të kërkuar një mesfushor qendre i cili do të zëvendësojë spanjollin Ksabi Alonso. Ky i fundit njoftoi para disa ditësh se do ta mbyllte me futbollin e luajtur në fund të këtij sezoni.
Mes emrave që qarkullojnë në mediat europiane si Marko Verrati i PSG-së apo Piotr Zielinski i Napolit, përfshihet edhe ai i mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka. Mundësia që mesfushori me origjinë shqiptare që luan për kombëtaren e Zvicrës të vihet nën urdhërat e Karlo Ançelotit janë të mëdha, dhe diçka të tillë e konfirmon edhe një nga trajnerët më të njohur gjermanë, Otmar Hicfeld.
“Sigurisht që Xhaka është në radarët e Bajernit. Ai është një mesfushor nën vëzhgim nga të gjithë klubet më të mëdha të Europës sepse vazhdon të përmirësohet”, ka thënë Hicfeld për gazetën zvicerane “Blick”. (E.K/SHUPLAKA)