Ndryshime rrënjësore priten të vinë në ditët në vijim për UEFA-n, e cila është gati te heqë dorë nga Fair Play Financiar dhe ta zëvendësojë atë. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja “New York Times” e cila ka publikuar informacione nga burime afër presidentit Aleksander Çeferin, i cili po mendon ta zëvendësojë Fair Play Financiar me një koncept të ri të quajtur “Salary Cap” (rroga tavan).
Sipas asaj që raportohet, data e prezantimit të kësaj risie pritet të jetë 7 prilli, datë e cila do të shënojë një moment kyç në ndryshimin e rregullave brenda UEFA-s. Projekti i njohur me emrin “Salary Cap”, sipas raportimeve, do t’i ngjasojë sistemit te Ligës Amerikane Të Futbollit, ku pagat e lojtarëve nuk duhet të kalojnë 70% të faturimeve të klubit.
Sanksionet e shkeljes së këtij rregulli të ri, mbeten ende për t’u përcaktuar, por risia përveç sanksioneve monetare dhe përjashtimi nga ligat europiane, siç ishte dhe rasti i Milanit disa sezone më parë, pritet të jetë edhe mundësia e zbritjes së ekipit në një turne më të ulët për nga rëndësia në rast se rregullorja nuk zbatohet.