00:15 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lamtumirë Llotari Amerikane?! Propozimet drastike që do të prekin dhe shqiptarët

13:54 | 09/02/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lamtumirë Llotari Amerikane?! Propozimet drastike që do të prekin dhe shqiptarët

Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikën e tyre emigratore përfshi këtu edhe Lotarinë Amerikane. Dy senatorë amerikanë Tom Cotton ( Republikan) dhe David Perdue ( Demokrat) kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracionit në Amerikë për një punësim më të fortë (Raise Act).

Projektligji parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme.

Edhe presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri ( AmCham), Mark Crowford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Sipas tij tregu amerikan pritet të nxitet edhe nga politika e reduktimit të taksave që do të zbatohet nga presidenti Trump.

Projektligji i propozuar pritet të prek edhe programin DV, për të cilin emigrojnë edhe shqiptarët, por jo ato të tipit H-1B.

“Është koha që sistemi ynë i emigracionit të punojë për punëtorët Amerikanë”, tha senatori Cotton.

Sipas tij, “RAISE Act” do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

RAISE Act, do të ulë emigracionin në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit.
Në vitin 2015 në SHBA mbërritën 1,051,031 emigrantë.

Programi “Diversity Immigrant Visa Program” (DV Program) i cili zbatohet edhe në Shqipëri lejon përfitimin e 50,000 visave emigratore, të cilat sigurohen përmes përzgjedhjes rastësore.

Legjislacioni që propozohet synon reduktimin e emigrantëve në harkun kohor të 13 viteve.

Pas viteve ’90, lotaria amerikane ka qenë mjaft e preferuar për shqiptarët, teksa me dhjetëra individë e familje janë larguar drejt tokës së premtuar.

Për vitin 2015 numri i aplikuesve shqiptarë për Lotarinë Amerikane arriti në 200,000, më i larti i shënuar ndonjëherë./Monitor

Etiketa: llotaria amerikanepropozimet
Pas

Edhe me të rinjtë Basha ka vetëm një mesazh: Në 18 shkurt bashkë për të ardhmen!

Para

Si nëpër filma, grabitet makina me paratë e bankës në Rinas (DALIN PAMJET)

Para
Publikohet video e grabitjes në Rinas, punonjësi i kompanisë private: Të q***** motrën, shteti t’I merr vetë lekët

Si nëpër filma, grabitet makina me paratë e bankës në Rinas (DALIN PAMJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.