Rezistenca e banorëve të Sharrës kundër Policisë së Shtetit vijon edhe gjatë mbrëmjes.
Sipas shqetësimeve të ardhura në redaksinë e FaxNews një pjesë e banorëve çdo mbrëmje shoqërohen në komisariatin e policisë.
Çdo pasdite rreth orës 5 banorët e Sharrës mblidhen dhe mundohen të pengojnë kamionin i cili hedh aty një plehra në sasi të madhe.
Për FaxNews një banor tregon se çdo natë janë duke i shoqëruar në komisarit pa u dhënë asnjë shpjegim.
E gjithë kjo situatë është kthyer në problem për banorët duke bërë kështu që në shenjë revolte të mundohen të ndalojnë derdhjen e plehrave.