Këngëtari i njohur i grupit ‘West Side Family’ Landi Hysi është kthyer në një baba të dytë për fëmijët e mikut të tij më të mirë Doktor Florit, i cili humbi jetën disa vite më parë duke lënë pas dy fëmijët, Danielin dhe Kaltrinën.
Sot Kaltrina feston ditën e saj të lindjes dhe Landi e ka surprizuar ashtu siç shpesh herë përpiqet ta befasojë atë. Gëzuar për një pafundësi momentesh të tilla dhe mos harro se mund të bëhesh çtë duash ti.-shprehet Landi, fjalë të cilat i ka shoqëruar edhe me një video.
Postimi plotë:
‘’Gezuar Datlindjen #Kaltrina! Pjesa 1
Mund të rri nja 7 a 8 vjet duke menduar se çfarë e si të të uroj, por te dy e dimë mirë që s’do ketë vlerë sepse fjalët i merr era, por ajo që do të mbetet PËRJETË do jenë momente si ky i sotmi i krijuar aty-për-aty që NUK harrohen!
GËZUAR PËR NJË PAFUNDËSI MOMENTESH TË TILLA DHE MOS HARRO SE MUND TË BËSH DHE BËHESH Ç’TË DUASH TI!
#DreamTeam #WestSideFamily #MosUDorezo’’