Dhimbja për Dr.Florin vazhdon të jetë si ditën e parë për të afërmit e tij.
Këtë gjë e tregoi sot dhe miku më i mirë i tij , Landi Hysi me anë të një postimi në Instagram.
Teksa kthehet shumë kohë pas me një foto ku shihet bashkë me Dr.Florin, Armir Shahinin dhe Flaka Krelanin, ai shkruan:
“Në djall trofetë. Të gjitha! Më ktheni Dr.Florin!”, fjalë të cilat tregojnë shumë për dhimbjen e Landit.
Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, Landi i ka qëndruar pranë familjes së tij.
Ai ka qenë prezent në çdo ditëlindje dhe festë bashkë të tyren, duke i ndihmuar për të lehtësuar sadopak dhimbjen.