22:31 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Lapaj deklaron dorëheqjen nga mandati, fton dhe Shabanin që të bëjë të njëjtën gjë: T’i kalojë Greta Ambelit

11:54 | 22/07/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Debati për mandatin, Shabani publikon dokumentin: Në marrëveshje s’përmendet dorëheqja e listës së mbyllur

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se dorëhiqet nga mandati i deputetit që pretendon se fitoi nga lista e hapur, por ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të Nismës Thurje, që të bëjë të njëjtën gjë po ashtu.

Në këtë mënyrë ai deklaroi se po mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe mandati do i kalojë të parës së listës së koalicionit, një kandidate femër, Greta Ambeli.

Ai akuzoi Shabanin se po mbante peng mandatin e fituar nga koalicioni më 11 maj dhe i bëri ftesë publike. Ai pretendoi se u bë lojë që Lapaj të mos shkonte në parlament. Lapaj pretendoi se Shabani dhe dajua i tij kërkojnë që mandati i koalicionit të shkonte në favor të kryeministrit Edi Rama dhe që të mos lejohej që ai të bëhej deputet dhe të ishte kundër qeverisë.

Kreu i Shqipëria Bëhet tha se tani ka vendosur që të kërkojë mosnjohjen e dorëheqjeve të listës së mbyllur dhe që mandati t’i shkonte të parës së listës, Greta Ambelit dhe ftoi Shabanin të bënte të njëjtën gjë për ta dakordësuar. Ai tha se nuk do lejonte që “dajo Zeqiri i zotit Shabani të bëhej deputet” dhe të shkonin te Rama.

Ai bëri përgjegjës Shabanin për krizën politike që ka shpërthyer në koalicion prej ditësh, teksa për të mbajtur fjalën e tij para zgjedhjeve, ftoi edhe Shabanin që të bënte të njëjtën gjë.

Pjesë nga deklarata e Lapajt:

“Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet.

Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë.

Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja.

Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet.

Kjo është betejë për të mbajtur fjalën e dhënë e jo për një mandat.

Ne nuk kërkuam votën për t’u bërë pjesë e të vjetrës, por për t’i dhënë fund pazareve me lista të mbyllura dhe për të garuar në listat e hapura.

Zoti Shabani, eja të japim dorëheqjen dhe mandati të kalojë te zonja Ambeli. Qëndrimi egoist i zotit Shabani”.

Pas

“Kur hyje në klasa duhet të kaloje në pazarin e të brendshmeve!”- Rama në UBT: Me rektorin ishim në një gjatësi vale, na e bënte më të lehtë mungesa e flokëve!

Para

EMRI/ Punonjësi rrëshqiti nga skela në pallatin në ndërtim, procedohet administratori

Para
Plagoset me thikë 24-vjeçari, paraqitet me urgjencë te Trauma

EMRI/ Punonjësi rrëshqiti nga skela në pallatin në ndërtim, procedohet administratori

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.