Shpesh në përditshmërinë tonë na ndodhin edhe situata që nuk do dëshironim të ndodhnin. Të paktën një herë në jetë u ka ndodhur të gjithëve: jemi duke folur me dikë, kur papritur, duke dashur të përdorin një fjalë të veçantë, na shpëton një tjetër me kuptim krejt të kundërt. E korrigjojmë menjëherë në çast, por gjitsesi situate kuptohet,shkruan gazeta Shqip.
Si për shembull:
Boshllëqet e tjera
Detyrimi i emrave: Ndodh zakonisht që nuk na vjen menjëherë ndërmend emri i disa personave ndërsa flasim.
Hutimi: Keni harruar të bëni diçka të caktuar dhe keni lënë pas prova inkriminuese. Ato tregojnë një refuzim të pashprehur ose dëshirën për t’u zbuluar.
Humbja: Ndodh që të humbasin gjëra të rëndësishme (numra telefoni, dokumente) në momente të rëndësishme. Kjo tregon rezistencë ndaj ndryshimit, ose e kundërta nxitje të fortë ndaj saj.
Gafat: ndonjëherë thuhen gjëra (opinione, batuta) të tepruara, për të cilat mendohesh vetëm pasi i ke thënë. Kjo tregon paragjykim të thellë dhe kundërshti të pashprehur.
Kurrë nuk duhen mohuar. Gabimet mbajnë firmën tonë!
Gabimet e rastit mund të jenë gabime të thjeshta. Kur shpeshtohen atëherë mbartin një mesazh. Ju duhet të orientoheni rreth tyre.
Të ngjashme me ëndrrat
Trajtojini lapsuset si ëndrrat, duke u përpjekur t’i merrni kuptimin. Kjo është një mundësi për ta njohur më mirë veten dhe të fitoni shumë liri në të shprehur.
Frenojini dhe mund t’i parandaloni
Duke folur shumë shpejt, në mënyrë të shqetësuar, dhe duke përdorur gjithmonë një gjuhë të standardizuar ose formale, është terreni i duhur për të bërë lapsuse. Ngadalësoni të folurën dhe zgjidhni një mënyrë më personale.
Nëse e tejkaloni, përpiquni t’i rregulloni
Nëse lapsuset tuaja vijnë nga një emocion i dukshëm, në ndihmë mund t’ju vijë psikoterapia, që mund t’ju ndihmojë të ushtroni një kontroll më të mirë me veten.
Shenjat e gishtave
Nëse ju shpëton një lapsus, edhe “domethënës”, mos e fajësoni veten. Mos i lejoni të tjerët t’ju sulmojnë ose t’ju kuptojnë. Kërkoni falje, por mos harroni se edhe lapsusi është pjesë e juaja dhe duhet të respektohet. (J.V/Shuplaka)