Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një lapsus në fjalimin e tij gjatë seancës për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku marrin pjesë politikanë të të gjitha trojeve shqiptare.
Në fjalimin e tij hyrës fillimisht ai përshëndeti mysafirët special, por kur erdhi radha e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Veseli iu drejtua: “I nderuari kryeministër i Republikës së Kosovës, Edi Rama”.
Sigurisht që në sallë pati reagime dhe të qeshura, ndërsa Veseli e korigjoi mënjëhërë gabimin.
Kujtojmë se sot në Kosovë gjenden krerët më të lartë të shtetit shqiptar, nga presidenti Meta, te Gramoz Ruçi, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post