Pasi festuan dhe punuan ditët e fundit të vitit, shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë zgjedhur të pushojnë në vende me borë. Por preferenca e Sindrit Bejlerit nuk është bora por na ka treguar një tjetër pasion të tijin.
Këngëtari qënka i apasionuar pas peshkimit dhe këtë e kuptuam ditën e sotme pas një fotoje që këngëtari publikoi në Instagram.
“Natyrë e qetë, po e qetë fare ama”, shkruan këngëtari në foton e publikuar ku duket një pamje mjaft relaksuese. Madje ai ka hedhur në det kallamat për të kapur peshk. Nuk dihet nëse do të ketë zënë apo jo ndonjë peshk të madh. (J.V/Faxweb)