Larg të shkuarës komuniste. Ky është kushti i artikuluar sot nga kryedemokrati Lulzim Basha, për kandidatët demokratë për deputet.
Sot Basha bëri një postim të gjatë ku ftonte demokratët dhe qytetarët të propozojnë online kandidatët, ku thoshte se do t’i nënshtrohen vettingut të figurës, profesionalizmit dhe të shkuarës komuniste.
”Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh ne nisëm përzgjedhjen e hapur të kandidatëve për deputetë nga vetë njerëzit. Demokratët dhe çdo qytetar tjetër mund të propozojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhet lista e kandidatëve demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohen një procesi të vetingut të figurës, profesionalizmit dhe të së shkuarës komuniste”, garanton Basha.
E shkuara komuniste dhe nështrimi ndaj vettingut të kandidatëve duket se do përbëjë ”murin” që Basha do u vendosë kandidatëve që do përzgjedhë. A është ky një mesazh i qartë për ”brezin” e vjetër në PD i cili është përfolur edhe për lidhje me komunizmin dhe cilin kandidat do mënjanojë Basha ?! Vështirë të thuhet kaq shpejt. Tanimë duhet pritur lëvizja e radhës në muajt që do vijnë.(V.G/SHUPLAKA)