Ashtu siç ka ndodhur dhe më parë, Pas zgjedhjeve të 25 qershorit kanë filluar edhe largimet e para nga puna në administratën publike.
Megjithatë sipas Veliajt ky problem nuk do ta prejë Bashkinë e Tiranës. kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili në “Neës24”, hedh poshtë mundësinë e largimeve nga puna për shkak të rreshtimit politik.
Veliaj u shpreh se punësimet në Bashki janë bërë sipas meritës dhe konkurseve, dhe me rëndësi për të është mbarëvajtja e punëve në kryeqytet.
“Në bashki të Tiranës nuk janë punësuar njerëz sipas bindjeve politike. Edhe gjatë kohës së fushatës, u kam thënë që në orarin pas pune, mund të bëjnë ç’të duan”, tha ai.
I pyetur për 4 nënkryetarët e Bashkisë, Veliaj tha se ai nuk I shikon targën një makine por motorin, duke nënkuptuar se për të nuk ka rëndësi përkatësia partiake.
“Nënkryetarët janë të angazhuar në këto projekte. Në këtë sens jo vetëm ka punë për të katërt, por ka punë edhe për të tjerë. Kam 4 kolegë që ndaj prej 2 vitesh këto detyra, dhe tani po diskutoj këtë gjë. Unë një makine nuk i shoh targën, por motorin. Unë me ta nuk diskutoj për politikë, por për punë. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndarje drejtorish, por për realizimin e punës në Bashki”, tha Veliaj. (B.H/Shuplaka)