Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar rreth largimit nga puna të punonjësve të Bashkisë Shkodër.
Ajo tha se vendimi i Becit është i motivuar politikisht. Bardeli u shpreh se vendimi do të dërgohet në gjykatë dhe prokuri si një shkelje ligjore.
Ajo shtoi se mosbindja civile do të nisë në Shkodër.
Reagimi i Greta Bardelit:
“Largimet nga puna janë të papranueshme. Shkarkimet të motivuara politikisht nga ushtari i kryeministrit të korrupsionit kriminal të inceneratorëve. Vendimi i Becit do të çohet në gjykatë dhe prokurori, si një shkelje e hapur e ligjit dhe e drejtave të njeriut.
PD është në krah të atyre që janë ndëshkuar politikisht. Nga sot, mosbindja civile do të nis në Shkodër.
Shkodra nuk do të pranojë nëpërkëmbjen. Ftojmë qytetarët në protestën e solidaritetit ndaj qytetarëve të hedhur në rrugë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit.”