Partia SFIDA ka zgjedhur kryetaren e saj të re. Pas largimit të Gjergj Bojaxhiut kryetarja e kësaj partie është zgjedhur Blerina Turdiu Kokona, në bazë të parimit një antëar një votë . Nërsa Bojaxhiu është anëtar kryesie në këtë parti.
NJOFTIMI:
SFIDA zgjedh kryetaren dhe kryesine. Të dashur miq dhe mbështetës të SFIDES dhe perfaqesues te medias. Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ditën e shtunë, u organizua kuvendi mbarëkombëtar i grupimit politik SFIDA! Për Shqipërinë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin, ndër të tjerë, përfaqësues dhe ish-kandidat për parlament të SFIDES nga qytete të ndryshme të Shqipërisë përfshirë këtu Tirana, Durrësi, Shkodra, Korca, dhe Lezha.
Duke reflektuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit si edhe në vijim të detyrimeve statutore, anëtarët e kuvendit shprehën falenderimin e tyre për punën e bërë nga drejtuesit administrativ dhe politik, si edhe nga anëtarët e kryesisë në largim, dhe zgjodhën nëpërmjet një votimi të fshehur, në bazë të parimit ‘një anëtar një votë’, kryesinë e re administrative dhe drejtuesin e ri administrativ.
Drejtuese Administrative: Blerina Turdiu Kokona
Anetar te Kryesise Administrative:
Arben Gjoni
Artion Zotkaj
Dritan Naumi
Dorjan Sanxhaku
Fatjon Gjinaj
Gentjan Hasa
Gjergj Bojaxhi
Gjystina Golloshi
Medlir Mema
Merita Zaloshnja
Merkur Zeqiri
Ridvald Dhimo
I urojmë Znj. Blerina Kokona dhe kryesisë së re suksese në punën e tyre, duke shpresuar në mbështetjen dhe përkrahjen e secilit prej jush.
Çfarë tha teksa dha dorëheqjen Gjergj Bojaxhiu?
“Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri.
Së dyti, si drejtues politik i Sfidës dua të deklaroj me bindje pergjegjësinë time për rezultatin e padëshiruar në zgjedhje. Për rrjedhojë shpall doreheqjen time nga ky funksion i partisë. Çmoj se marrja e përgjegjësive me fjalë, por pa vepra nuk do të ishte në frymën për të cilën u krijua SFIDA. Së treti, kam bindjen që vetem një shtet i drejtë është i fortë dhe jo e kundërta. Ndaj qëllimi si shoqëri nuk duhet të jetë të bëjmë një shtet të fortë me të dobëtin, por të barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfërit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve.
Se katërti i falenderoj thellësisht nga zemra të gjithë ata qytetarë që na besuan dhe mbeshtetën. Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit. Sfida sapo ka filluar”, u shpreh ai.
(J.V/Faxweb)