Gjatë ditës së sotme, pak më herët u bë me dije se Albana Fico nuk do të jetë më në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Në Tiranë.
Pas largimit të Ficos, mëmsohet se ky post i është besuar Alma Canit. Kjo e fundit është aktualisht nendrejtoreshe e pergjithshme teknike e SU ‘Shefqet Ndroqi’ si dhe shefe e Sherbimit te Anestezise- Reanimacionit në spitali ‘Shefqet Ndroqi’.
Largimi i Ficos erdhi pasi më 11 shkurt në Urgjencën e re të QSUT u regjistrua një vatër zjarri nga shkaqe ende të panjohura. Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në ‘QSUT’ është jashtë funksionit prej 1 muaj e pak ditë.
Discussion about this post