02:00 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Largimi i Dvoranit, dhuratë për Metën si ish-socialist?” Presidenti përgjigjet me pyetje: Mendon se institucioni kontrollohet nga partia?

13:23 | 12/06/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Largimi i Dvoranit, dhuratë për Metën si ish-socialist?” Presidenti përgjigjet me pyetje: Mendon se institucioni kontrollohet nga partia?

Presidenti Meta doli në një konferencë për media ku iu përgjigj pyetjes nëse vendimi për largimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës dhe nga kreu i KED është dhuratë për të si ish-socialist duke thënë:

“Kjo pyetje që bëtë është si të konfirmosh se ky institucion kontrollohet nga një parti e caktuar dhe ajo bën apo shpërbën dhuratën. Besoj se kam qenë i qartë, kjo çështje jo vetëm që është zgjidhur para 6 vitesh por është shpallur nga ish kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe por është shuar në çdo aspekt edhe të karakterit më të thjeshtë moral apo administrativ me dekretin e parë të firmosur nga Presidenti i Republikës për anëtarin e parë të Gjykatës së Lartë. Çdo gjë tjetër ka qenë dhe mbetet spekulim prandaj ju theksoj se sa i takon çështjes së Reformës në Drejtësi kam i vendosur vetëm të respektoj Kushtetutën dhe të punoj për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë nga politika.

Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv. Mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.Unë si President nuk kam qenë dhe asnjëherë individët. Legjitimiteti me Kushtetutën është i rëndësishëm. Vendimtare ka qenë dhe mbetet respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve.”

Kujtojmë se ditën e djeshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi Ardian Dvoranit mandatin si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse mazhoranca e kthen për herë të katërt propozimin e tij për kreun e KLSH, Meta tha: “Nuk dëshiroj të them se çfarë do të bëjë Kuvendi, është detyrë që të mbushë përgjegjësitë e tij. Gjithmonë do të respektoj Kushtetutën dhe zërin që del në respekt të Kushtetutës. Kjo është çështje tepër e qartë.

Ajo që dua të theksoj meqë më bëtë një pyetje të tillë, e lidh edhe me përvjetorin e PS, unë nisem nga ajo fuqi dhe detyrim që jep Kushtetuta e Presidentit të Republikës në kuadër të parimit themelor për të vënë besimin në këtë detyrë për një përfaqësues i cili garanton pavarësi dhe paanshmëri. Sigurisht kjo garantohet nga mazhoranca në pushtet.

Më duhet të shuaj çdo spekulim apo thashethem lidhur me këtë çështje që unë do ti qëndroj në mënyrë të hekurt këtij qëndrimi që i jep Kushtetuta presidentit dhe në këtë aspekt vlerësoj shumë kandidatë që mund të jenë anëtarë të mazhorancës apo administratës aktuale që kanë shprehur dëshirën për këtë post, por duhet të dini dhe ju që të gjithëve ua kam bërë të qartë se cili është parimi im. Kryetari duhet të garantojë pavarësinë e tij dhe të institucionit dhe kjo garantohet nga mazhoranca aktuale apo pas zgjedhjeve të ardhshme, sërish detyra e presidentit që të garantojë pavarësinë. Qëndrimi është i qartë dhe shumë parimor.(A.M/Faxweb.al)

Pas

VIDEO/ IKMT rikthehet në zonën e Shkozës, vijon shembjen e banesave

Para

Maturantët peticion Ministrisë së Arsimit: Kërkojmë zgjerim të kufijve të notave

Para
“Hape derën! Hape derën!” maturantët tentojnë të futen tek Ministria e Arsimit, zmbrapsen nga policia (VIDEO)

Maturantët peticion Ministrisë së Arsimit: Kërkojmë zgjerim të kufijve të notave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.